Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhin Françesk Radi: Është shumë herët për tu larguar

Mediale Vip

Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhin Françesk Radi: Është shumë herët për tu larguar

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:03
Françesk dhe Rozana Radi

Françesk Radi, një nga këngëtaret më të dashur të publikut shqiptar, ndodhet në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Thuhet se kantautori  67-vjeçar ka pësuar një hemorragji cerebrale (gjakderdhje në tru).

Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artistit të njohur, ndërkohë që Rozana ka i ka kushtuar një dedikim , të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale.

“Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne. Është shumë herët për tu larguar. Kemi nevojë në tokë për ty.”- shkruan Rozi bashkangjitur një fotoje ku shfaqet pranë Françesk Radit

Gjendja e këngëtarit të njohur është e rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat