Big Mama thyen rregullat

Mediale Vip

Big Mama thyen rregullat

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:06
Këngëtarja atraktive Big Mama

Këngëtarja atraktive Big Mama vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të dashur për publikun.

Ajo ka qenë shumë e përfolur muajt e fundit, kjo pasi heqjes së kilogramëve të tepërt nga trupi, shkas i një operacioni në lukth që këngëtarja iu nënshtrua këtë vit.

Big Mama gjendet çdo javë pranë fansave përmes emisionit të saj “1 kafe me Mamën”, ku sjell plot surpriza dhe storie interesante për publikun.

Ndërkohë, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka treguar se ka vizituar Kalanë e Krujës, me ç’rast është gjendur brenda mureve të historisë dhe antikitetit shqiptar.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram Story ku shfaqet pranë skulpturave brenda muzeut, gjë e cila është e ndaluar rreptësisht në një vend të tillë, dhe shenjat që e ndalojnë këtë veprim gjenden në çdo cep të kështjellës.

Me siguri që gjatë vizitës së saj në muze, Big Mama nuk është vënë re nga rojet e sigurisë, pasi përndryshe do të gjobitej për këtë shkelje rregullash.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat