Jeta e Merita Halilit në SHBA, martesa e lumtur me muzikantin e koncertet me dollarët si bakshish

Mediale Vip

Jeta e Merita Halilit në SHBA, martesa e lumtur me muzikantin e koncertet me dollarët si bakshish

Më: 1 prill 2017 Në ora: 16:24
Merita Halili

Është 51 vjeçe dhe pothuaj nuk ka ndryshuar aspak nga koha e spektakleve të Vera Grabockës, kur bënte për vete adhuruesit jo vetëm me zëriN brilant por edhe me buzëqeshjen. Këngëtarja e muzikës popullore dhe qytetare të Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, tani jeton në SHBA brenda një martese të lumtur me muzikantin nga Mitrovica e Kosovës, Raif Hyseni.

Ata janë prindër të lumtur të tre vajzave, prej të cilave EnxHi është ajo që ka trashëguar talentin e prindërve, pasi këndon shpesh me ta, shkruan “Story”. Merita është cilësuar për vite me radhë si ambasadorja e e këngës shqiptare në SHBA.

Image

Pasi la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara, ajo dhe bashkëshorti Raif, tashmë janë shtetas amerikanë. Si të gjithë emigrantët ata janë munduar të përshtaten për të pasur një jetë të mirë. Kështu e nisën aktivitetin e tyre duke luajtur muzikë për emigrantët shqiptarë nga të gjitha shtetet dhe hera herës u janë bashkuar ansambleve me vlera kombëtare. Merita sot është e suksesshme në muzikë, aq sa nuk mungojnë bakshishet me kartmonedha dollarësh në koncertet që jep./ story

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat