Enca Haxhia tregon problemet e të pasurit një gjoks me përmasa të mëdha

Mediale Vip

Enca Haxhia tregon problemet e të pasurit një gjoks me përmasa të mëdha

Më: 4 prill 2017 Në ora: 21:22
Enca Haxhia

Këngëtarja atraktive e skenës Enca Haxhia gjithmonë ka rënë në sy për dukjen e saj, në veçanti format trupore.

Gjoksi vazhdon të mbetet për të “arma” më e fortë e trupit, i cili si shkas i përmasave të mëdha, arrin që të tërheq simpatinë dhe vëmendjen e fansave të gjinisë mashkullore.

Mirëpo, sido që të jetë të pasurit një gjoks të përmasave të tilla, jo çdo herë ka vetëm të mira sipas këngëtares.

Në një status të publikuar në llogarinë personale në SnapChat, Enca ka treguar problemet me të cilat përballen vajzat të cilat kanë gjoksin e madh.

Enca shkruan se një prej këtyre peripetive është se nuk mund të veshësh ndonjë rrobë të mikeshave pa u dukur shumë ndryshe. Gjoksi nuk përshtatet në një veshje “mesatare”, ndërsa ato “large” janë shumë të mëdha për trupin në tërësi si dhe nuk mund të hash asgjë pa ushqyer edhe “mikeshat” e tua. Gjithashtu si përfundim këngëtarja ka shkruar në SnapChat se nëse tregimi i thithkave është modern tek personat me gjoks të vogël, tek vajzat më gjoks të madh konsiderohet vulgare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat