Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump si Zonjë e Parë e SHBA-së

Mediale Vip

Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump si Zonjë e Parë e SHBA-së

Më: 5 prill 2017 Në ora: 08:09
Melania Trump

Më në fund vjen portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Melania Trump shihet e gjitha me të zeza, me vështrim magnetik dhe me duart e kryqëzuara, ndërkohë që një unazë me diamant 25 karatë del në pah.

Fotografia e ish-modeles 46-vjeçare është realizuar nga administrata e Shtëpinë së Bardhë.

“Unë jam e nderuar për të shërbyer në rolin e Zonjës së Parë, dhe të shohim përpara për të punuar në emër të popullit amerikan gjatë viteve të ardhshme”, tha zonja Trump.

Detajet mbi fotografinë, si dhe kur është realizuar ky portret nuk janë bërë ëndë publike.

Melania është zonja e parë jo amerikane në Shtëpinë e Bardhë që nga koha e britanikes Louisa Adams, bashkëshorte e presidentit të gjashtë amerikan, John Quincy Adams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat