Kate Moss dëshmon përsëri që është ikonë e modës

Mediale Vip

Kate Moss dëshmon përsëri që është ikonë e modës

Më: 6 prill 2017 Në ora: 13:21
Kate Moss

Modelja 43 vjeçare Kate Moss është parë në rrugët e Londrës me një dukje të thjeshtë, por, edhe pse kanë kaluar shumë vite ajo përsëri ka dëshmuar se është në formë të shkëlqyer.

Modelja kishte pasur të veshur një bluze të gjelbër të ndritshme me  xhinste të ngushta ngjyrë të zezë, kombinuar me çantë, xhaketë, këpuce dhe  syze të zeza.

Supermodelja e njohur ka qenë ikonë e modës përgjatë viteve të 90’, e edhe sot ajo është inspirim për shumë modele të reja, të njohura botërisht.

Kate Moss është në  lidhje që nga viti 2015 me të dashurin e saj Nikolai von Bismarck të cilit së fundmi, nga prindërit  e tij i është vendosur se duhet të shkoj në rehabilitim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat