Vajza me ‘sytë më të bukur në botë’ u vra pasi kundërshtoi mbulesën islame

Mediale Vip

Vajza me ‘sytë më të bukur në botë’ u vra pasi kundërshtoi mbulesën islame

Më: 8 prill 2017 Në ora: 19:53
Modelja Raudha Athif

Modelja Raudha Athif e cila u gjet e varur më 29 mars të këtij viti në konviktin studentor në Bangladesh është vrarë. Kështu thotë familja e saj.

Hetimet për vdekjen e saj po vazhdojnë derisa fillimisht u raportua për vetëvrasje. Familja e saj thonë se ajo u vra pasi refuzoi të vishte mbulesën islame.

“Stili I saj I veshjes është i ndaluar si ‘I pamoralshëm’ dhe ‘jo-islamik’ edhe pse në kolegj ajo kishte respektuar veshjen duke mbuluar fytyrën e saj”, tha I vëllai, Rayyan Athif.

“Ajo ishte kritikuar për veshjen e xhinseve dhe i ishte përsëritur shpesh se ato nuk mund t’i vishte në kolegjin mysliman”.

Familjarët thanë se disa javë para vrasjes ajo u kishte treguar se dikush kishte tentuar ta helmonte duke I hedhur barëra në pije.

Hetimet po vazhdojnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat