Babai i Ergi Dinit poezi prekëse për të birin: Ah sa e vështirë qenka me u ba burr

Mediale Vip

Babai i Ergi Dinit poezi prekëse për të birin: Ah sa e vështirë qenka me u ba burr

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:06
Ergi Dini

Këngëtari i talentuar Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor me motor, ka lënë një plagë të pambyllur për familjarët e tij, të cilët nuk reshtin së menduari për të.

Së fundmi, babai i tij, Dashamir Dini ka krijuar një poezi me titull “Sa e vështirë”.

Vargjet e shkruara janë vërtetë prekëse.

Kjo është poezia:

SA E VËSHTIRË...

Hiti im

është kënga e trishtë e kumurive

veshur me pendët e pikëllimit.

Shpesh këndoj referenin gri

te kenges së tyre,me vete

ku-ku Isuf!ku-ku Isuf...!

tuj e shoqeru me ritmin funeber

të zëmrës së vrame të prindit

gjer në pa durim.

Nuk më ban ma punë buzëqeshja e fyshkur

mbetur prej kohëve të lumtura,

që e vë për me mbulu dëshpërimin.

Në zgavrrat e syve

kam retë e gjithë globit

gati me shpërthy në rrebeshe lotësh.

Por mbahem.

Se kam frikë

mos përmbyt botën...

Ah sa e veshtirë qenka

me u ba burr!

Dashamir Dini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat