‘Pejanja’ e “O Sa Mirë” ia rrëmben zemrën Endrit Thaçit?!

Mediale Vip

‘Pejanja’ e “O Sa Mirë” ia rrëmben zemrën Endrit Thaçit?!

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:12
Endrit Thaçi dhe Arta Nitaj

Djali i presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi, Endriti, muaj më parë u vu në fokusin e medieve rozë për shkak të një lidhjeje të mundshme me bukuroshen Drita Stublla.

Por, duket se kjo lidhje nuk ka qenë afatgjatë dhe dyshja tashmë kanë ndarë rrugët.

Nga raportimet e fundit flitet se Endrit Thaçi tashmë ia ka vënë syrin një tjetër bukurosheje, dhe ajo është Arta Nitaj, vajza nga Peja, e njohur për rolin e saj si ‘Xhesika’ në serialin e famshëm komik “O Sa Mirë”.

Dyshimet lindit nga daljet e shpeshta të dyshes me njëri-tjetrin, ndërsa tash e një kohë Arta shfaqet në rrjetet sociale me lule dhe dhurata të veçanta, nga të cilat nuk e zbulon personin nga i cili i merr.

Image
Arta Nitaj

Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story ku shfaqet në një mbrëmje pranë një djali misterioz, ku nga buzëqeshja dhe ora që mban në dorë, dyshohet të jetë Endrit Thaçi, djali i presidentit aktual Hashim Thaçit.

Se a është vërtetë lidhja mes tyre apo kanë vetëm një miqësi të mirë? Kjo mbetet të shihet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat