Angelina Jolie planifikon të martohet sërish, 7 muaj pas ndarjes nga Brad Pitti

Mediale Vip

Angelina Jolie planifikon të martohet sërish, 7 muaj pas ndarjes nga Brad Pitti

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:24
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Aktorja amerikane, Angelina Jolie dyshohet se ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe po planifikon të martohet me të.

Edhe pse është në proces gjyqësor për divorcin me Brad Pitt, ajo ka filluar një marrëdhënie me një biznesmen, gjë që shqetëson shumë ish-bashkëshortin.

Image
Angelina Jolie

“Ideja se një burrë tjetër do të kalojë kohë me fëmijët e tij e bën Bradin që të mendojë diçka të pështirë dhe të neveritshme. Brad nuk e ka takuar mashkullin e ish-bashkëshortes dhe nuk dëshiron të njihet me të sepse e konsideron si një ndërlidhës në familjen e tij,” – ka thënë një burim i afërt i familjes.

Vetëm 7 muaj pas lajmit se çifti hollivudian ka vendosur të ndahet, Angelina merr situatën në dorë dhe mendon për të ardhmen e saj. Ndërkohë ajo dhe Brad vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

Image
Angelina Jolie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat