Aktori i njohur feston sot 38 vjetorin e lindjes

Mediale Vip

Aktori i njohur feston sot 38 vjetorin e lindjes

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:28
Murat Yldirim

Bëhet fjalë për një nga aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar. Murat Yldirim lindi më 13 prill të vitit 1979 dhe sot feston 38 vjetorin e tij. Ai u bë shumë i dashur për publikun shqiptar si Kartall tek seriali “Mbretëresha e natës”. 

Murat ka studiuar për inxhinieri makinash në universitetin “Yildiz Teknik Universitesi”, ku dhe u diplomua pas tetë vjetësh. Më 20 qershor të vitit 2008 ai u njoh me Burçin Terziogllu në telenovelën "Furtuna" dhe u martua me të. Më 30 qershor të vitit 2014 ata u divorcuan.

Murati ishte shumë i talentuar në muzikë dhe në teatër dhe ka luajtur si aktor amator për 3 vjet në teatrin e universitetit të tij. Me anën e miqve që kishte krijuar në teatrin e universitetit ai arriti të futej në botën e televizionit. Në vitin 2003 ai mori një rol në telenovelën "Dashuria e pavdekshme”. Por kjo telenovelë zgjati vetëm 13 episode.

Në vitin 2004 ai fitoi një rol me emrin "Mesut" në telenovelën "Të gjithë fëmijët e mi". Ai vazhdoi aktrimin në telenovelën "Gënjeshtër e madhe". Në vitin 2006 fitoi rolin kryesor në telenovelën "Furtuna". Në të njëjtin vit, ai kandidoi për çmimin "Portokalli i artë", në filmin "Araf" ku ishte aktor kryesor. Në vitin 2009, firmosi kontratën për telenovelën "Dashuri dhe ndëshkim" me kompaninë filmike "TMC". Një telenovelë në të cilën mori rolin kryesor. Pas kësaj, luajti në një telenovelë me titull "Memecët" të "Tims Productions" me emrin "Exhevit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat