Major Lazer publikon këngën e re

Mediale Vip

Major Lazer publikon këngën e re

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:24
Major Lazer

Trioja amerikane e muzikës elektronike e njohur si Major Lazer, ka publikuar mbrëmë këngën më të re, që është bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Partynextdoor.

Ky bashkëpunim titullohet “Run Up” dhe është sjellë  me një videoklip shumë të veçantë dhe ndryshe, i karakterizuar me elemente humori që kanë dalë  spontanisht.

 Producenti i kësaj kënge është Phantasm dhe ideja e saj është që të tregojë dashurinë shumë të madhe që  ne po e tregojmë për telefonat e mençur.

Tashmë “Run Up”, gjendet në kanalin Youtube dhe ka marrë mbi 1 milion klikime. Kënga  është mirëpritur nga fansat, veçanërisht fotot e shpërndara nga reperja Nicki, në rrjetet sociale.

Major Lazer ka ruajtur gjithmonë suksesin e tyre me çdo projekt  muzikor që ka sjellë  që nga  “Lean On”,  “Light It Up”, “Cold Water” e shumë të tjera.

Rikujtojmë se Nicki Minaj së fundmi ka sjellë  dy bashkëpunime tjera. Para një muaji ka sjellë  bashkëpunimin me Jason Derulo me këngën “Swalla”, që tashmë është shndërruar në hit, dhe bashkëpunimin me Gucci Mane në këngën “Make Love”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat