Një nënë si Katie Holmes

Mediale Vip

Një nënë si Katie Holmes

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:25
Katie Holmes me vajzën

Suri Cruise do të mbetet gjithmonë “engjëlli i ëmbël”  i nënës së saj.

Aktorja Katie Holmes  ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi bardh e zi të vajzës së saj 10 vjeçare, Suri, duke i bërë edhe një dedikim shumë të veçantë.

“Engjëlli im i ëmbël”, ka shkruar ajo.

 

#tbt my sweet angel ????????????????????????????

A post shared by Katie Holmes (@katieholmes212) on

Muajin e kaluar, Holmes kishte deklaruar se ajo donte shumë që Suri të kishte një fëmijëri stabile.

“Fëmiu im është gjëja më e rëndësishme për mua. Është shumë e rëndësishme që të jem e pranishme në jetën e saj, dhe se ajo të ketë një fëmijëri të qetë dhe pa probleme”, kishtë thënë ajo për Town& Country.

Ajo kishte thënë poashtu se të gjithë prindërit duhet të bëjnë më të mirën në mënyrë që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe të realizojnë ëndrrat e tyra.

“Çdo ditë fëmijët na largohen pak e nga pak. Kjo është një gjë e mrekullueshme sepse ata bëhen më të pavarur. Edhepse ne duam të jemi me ta përgjithmonë, ata një ditë do të largohen. Kam frikë se kjo gjë do të më dhembë shumë”, kishte thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat