Ja cili është babai i djalit të Anjeza Brankës dhe jeta luksoze e tij

Mediale Vip

Ja cili është babai i djalit të Anjeza Brankës dhe jeta luksoze e tij

Më: 15 prill 2017 Në ora: 08:11
Anjeza Branka me djalin

Konsiderohet si një nga mamatë më seksi të skenës shqiptare, e për më tepër edhe një mama single. Po flasim për Anjeza Brankën, këngëtaren e famshme, e cila është mama e një djali 10-vjeçar.

Këngëtarja na ka prezantuar në disa raste me Leanzon e vogël, i cili madje ka realizuar edhe disa sete fotografike me mamanë e tij. Por siç mund ta keni vënë re, Leanzo nuk ngjan aspak me mamanë e tij, ndërsa tiparet e errëta i ka trashëguar tërësisht nga babai.

Po kush është babai i djalit të Anjezës? Ai quhet Leonard Kodheli dhe është njohur me këngëtaren në kohën që kjo e fundit jetonte në Gjermani. Romanca e tyre 3-vjeçare përfundoi kur këngëtarja u transferua në Shqipëri, për të nisur karrierën e saj në muzikë.

Leonardi jeton prej vitesh në Londër, vend ku është tejet popullor në jetën e natës. I pranishëm në evente të rëndësishme VIP, ai shquhet për jetën e tij luksoze, pasionin për makinat dhe udhëtimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat