Zbulohet lidhja e hershme mes Damianos dhe Armelës

Mediale Vip

Zbulohet lidhja e hershme mes Damianos dhe Armelës

Më: 15 prill 2017 Në ora: 12:16
Damiano dhe Armela

Damiano dhe Armela janë dy prej banorëve që më së shumëti po pëlqehen nga publiku. 

Me historinë e tyre që fillimisht u duk si flirt, më pas u zunë dhe tanimë po luajnë si çift kanë joshur publikun shqiptar.

Damiano, djali i cili doli dhe u rifut përsëri në shtëpinë e “Big Brother”, i pari person që takoi kur u rikthye në shtëpi ishte Armela. Nga ana tjetër, edhe vajza nga Tirana e ka shfaqur edhe në kohën kur Damiano nuk ishte në shtëpi faktin që i mungonte. Në rrjetet sociale ka nisur të përflitet se dyshja njihej prej kohësh dhe se gjithçka është një plan i mirëmenduar.

Rezulton që Damiano dhe Armela janë parë shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe që njihen mirë që nga jashtë. Loja e bërë mes tyre si dy njerëz, të cilët kishin shumë zënka dhe gjëra jo të përbashkëta duket se është lojë e pistë, të paktën kjo është ajo që rrjetet sociale thonë.

Megjithatë, dy banorët pasi u afruan shumë ditët e para të rikthimit të Damianos në shtëpi patën përplasje të forta. Tashmë që janë çift i përzgjedhur nga publiku, Armela dhe Damiano nuk kanë kohë të debatojnë bashkë, pasi kanë nisur një histori të bukur. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë marëdhënia e çiftit brenda në shtëpi, por nga ana tjetër publiku është shumë kurioz për të mësuar nëse na ka gënjyer apo jo kjo dyshe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat