Fansat ngatërrojnë Katy Perry me Justin Bieber

Mediale Vip

Fansat ngatërrojnë Katy Perry me Justin Bieber

Më: 15 prill 2017 Në ora: 13:03
Justin Bieber

Për momentin ajo është një nga femrat që mezi dallohet në planet.

Por pavarësisht famës botërore dhe fytyrës mjaft të njohur, fansat vazhdojnë ta ngatërrojnë Katy Perry me një tjetër këngëtar të njohur, duke e quajtur Justin Bieber.

Fansat u ngatërruan me foton e fundit të këngëtares në Instagram, me flokët e saj të prera shkurt dhe tashmë bjond.

“Në pamje të parë mendova se ishte Bieber”, shkruan një fans i saj, ndërsa një tjetër komenton, “Katy je shumë e mirë, por tani dukesh si Justin Bieber”. Ndërsa një tjetër shkruan me ironi “Justin Bieber me gjokse, uau”.


Krahasimi vjen disa ditë pasi Katy dhe Orlando Blum bën të ditur ndarjen e tyre, kur ajo preu flokët dhe i bëri bjond.

Më herët, Bieber u ngatërrua edhe me aktoren e njohur Kristen Stewart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat