Pas lajmit se Fifi u pushua nga ‘Xing me Ermalin’ për shkak të vonesave në punë, reagon këngëtarja

Mediale Vip

Pas lajmit se Fifi u pushua nga ‘Xing me Ermalin’ për shkak të vonesave në punë, reagon këngëtarja

Më: 15 prill 2017 Në ora: 22:39
Ermal Mamaqi - Fifi

Ka javë që po përflitet mungesa e këngëtares Fifi në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Madje, mediet në Shqipëri kanë shkruar se “Burime për Thumb tregojnë se ka qenë mungesa e disiplinës nga ana e këngëtares ose më saktë vonesat në punë arsyet që kanë çuar edhe largimin e saj nga programi i së shtunës mbrëma.”

Mediat kane kontaktuar me Fifin për ta pyetur se si qëndron e vërteta, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtë dhe të qartë.

“Në këndin e emulacionit te Ermal Mamaqit , mora fletërrufe për sjellje të pahijshme dhe harrova të bëj autokritike” janë fjalët e saj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat