Rita Ora me veshjen më të mirë në festivalin ‘Coachella’

Mediale Vip

Rita Ora me veshjen më të mirë në festivalin ‘Coachella’

Më: 16 prill 2017 Në ora: 10:54
Rita Ora

Nylon e ka vënë Ritën në artikullin “Këto veshje të Coachella janë gjithë çka duam të veshim gjatë verës” përkrah artisteve të tjera si Kylie Jenner, Halsey, Hailee Steinfeld, Katy Perry, Vannesa Hudgens dhe Lorde.

Rita Ora edhe këtë vit merr pjesë në festivalin e muzikës dhe artit të quajtur Coachella.
Festivali i Muzikës dhe Artit i Fushës së Coachella mbahet çdo vit në muajin prill në klubin Empire Polo në Kaliforni, në shkretëtirën e Kolorados.

Të famshmit nga bota e showbizit i kushtojnë shumë rëndësi veshjes në këtë festival, ku veshin veshje me shumë ngjyra, me stile të ndryshme e nga më të thjeshtat tek më të çmendurat.

Rita Ora është cilësuar si njëra nga më të veshurat mirë në këtë festival nga revista e modës Nylon, transmeton insajderi.

Nylon e ka vënë Ritën në artikullin “Këto veshje të Coachella janë gjithë çka duam të veshim gjatë verës” përkrah artisteve të tjera si Kylie Jenner, Halsey, Hailee Steinfeld, Katy Perry, Vannesa Hudgens dhe Lorde.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat