Festina Mejzini me projekt ndërkombëtar

Mediale Vip

Festina Mejzini me projekt ndërkombëtar

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 prill 2017 Në ora: 17:09
Festina Mejzini

5 vite më parë Festina erdhi si një fenomen për publikun shqiptarë. Që me daljen e parë ajo u komentua aq shumë nga gjithë vendet ku ka shqiptar si një zë i çuditshëm që lindi në Shqipëri. Një zë black duket se tani i ka ardhur momenti për të filluar rrugëtimin ndërkombëtare.

E po nuk ka si të ndodh ndryshe pasi Festina dallon nga gjithë këngëtarët tjerë shqiptarë dhe është thënë disa herë ‘Një Zë që duhet të kaloj kufijtë shqiptare’. Dhe siç duket tani ka ardhur momenti drejt rrugëtimit ndërkombëtarë për Festinen.

Festina në intervistën e fundit për emisonin VIP Zone shpalos planet e reja dhe projektin ndërkombtarë që e pret me producentin e njohur suedez. Sic e dijmë Suedia ka producentët më të mire botëror dhe sic duket Festines i ka trokitur fati. Nuk ka dhënë me shumë detaje thjesht ka thënë Koha flet vet.

Nuk është thënë kot nga gazeta prestigjoze The Times How Kosovo is producing the best female pop stars’ Shpresojmë që se shpejti ta shohim në top lista krah Rita Ora,Dua Lipa,Bebe Rexha e se fundmi dhe Era Istrefi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat