E pabesueshme, Aida Doçi karrierë ndërkombëtare?

Mediale Vip

E pabesueshme, Aida Doçi karrierë ndërkombëtare?

Më: 17 prill 2017 Në ora: 23:14
Aida Doçi

Suksesi i Era Istrefit në botë ka bërë që në një rast të paprecedent, në një numër masiv, këngëtarë shqiptarë të synojnë sukses ndërkombëtar.

Këngët në gjuhën angleze e puna me producentë huaj tashmë po provohen nga shumë emra të njohur të skenës të cilët kanë bërë që nga ankesa për suficit të këngëtarëve të ‘shqetësohemi’ për faktin që a do na mbeten këngëtarë për tregun tonë.

E sipas të gjitha gjasave, ‘valles’ do t’i bashkohet edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aida Doçi. Këngëtarja e njohur për baladat e saj përmes rrjeteve sociale ka lënë indikacione mbi një bashkëpunim të mundshëm ndërkombëtar.

Përkrah reperit të huaj Pappa Bear i njohur për hitin ‘Cherish’ të para shumë viteve, Aida ka deklaruar se gjëra të reja pritet të vijnë ‘së shpejti’. Se në çka ka punuar këngëtarja bashkë me shtëpinë e saj diskografike mbetet të shihet por pa dyshim që një duet mes dy artistëve të lartëpërmendur do të ishte shumë interesant. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat