Ish-ylli i Beverly Hills në probleme të mëdha financiare

Mediale Vip

Ish-ylli i Beverly Hills në probleme të mëdha financiare

Më: 18 prill 2017 Në ora: 21:36
Tori Spelling

Tori Spelling është rritur në luks të pa imagjinuar, por tash kanë ndryshuar gjërat.

Viteve të kaluara ajo hyri në borxhe të mëdha me kartelat e saja bankare dhe tash tatimi i “ka trokitur” në derë.

Në fakt, ish-ylli i Beverly Hills dhe bashkëshorti i saj Dean McDermott me vite nuk kanë paguar tatim dhe shërbimi i të hyrave të brendshme ua ka zbrazur xhirollogaritë.

Para tri vjetësh kishin pasur borxh në vlerë 707, 480.30 dollarë, dhe duke pasur parasysh se këtë tatim nuk e kishin paguar, atyre tash u janë zbrazur të gjitha llogaritë.

Përveç kësaj, ata kanë pasur borxhe prej 90.000 dollarë në kredit kartelë.

Ky nuk është problemi i vetëm në të cilin janë gjendur çifti. Për shkak të mos pagesës së alimentacionit të ish-bashkëshortes, i biri 18-vjeçar Dean mund të shkojë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat