Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit të djalit të Adelina Ismailit

Mediale Vip

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit të djalit të Adelina Ismailit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 07:09
Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë gjatë ditës së sotme, i cili është djalë. Gjininë e bebes këngëtarja e kishte zbuluar vetëm pak javë më parë, megjithatë tashmë është zbuluar edhe emri i veçantë i vogëlushit.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Vali, kanë vendosur ta quajnë djalin Uliks, një emër që vjen nga mitologjia greke. Kuptimet e këtij emri janë të shumta, por ai më i zakonshmi është “dashuri e përjetshme”.

Pas lindjes së bebes, Vali ka njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto ku shihet dora e vogëlushit. Menjëherë më pas kanë vërshuar komentet dhe urimet në adresën e çiftit. Adelina dhe Vali po priste me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Me një histori të gjatë dashurie, e shkëputur prej kohësh nga skena muzikore, Adelina mesa duket sot është bekuar dhe me një fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat