Djali i Thaçit në lidhje me pejanen seksi, por çfarë po bën ish e dashura e tij?

Mediale Vip

Djali i Thaçit në lidhje me pejanen seksi, por çfarë po bën ish e dashura e tij?

Nga: BOTA SOT Më: 20 prill 2017 Në ora: 08:33
Arta Nitaj, Endrit Thaçi dhe Drita Stublla

Arta Nitaj e njohur në serialin ‘O sa mirë’ si Xhesika apo Missi i klasës është bërë lajm në shtypin rozë së fundmi.

Përpos rolit të saj në këtë serial, ajo ka zgjuar interesin e mediave dhe publikut për një lidhje dashurie me djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, shkruan Bota sot.

Këtë gjë nuk e ka mohuar as vetë bukuroshja nga Peja, e cila ka thënë se është në lidhje.

Por, të kthehemi pak në kohë. Nuk ka shumë kohë që ishte një tjetër bukuroshe që u përfol për lidhje me djalin e Thaçit.

Bëhet fjalë për bukuroshen Drita Stublla, që është motra e dizajneres Lia Stublla.

Ajo postonte në rrjete sociale fotografi me shkronjën E, që aludonin se dyshja janë në lidhje.

Mirëpo tani Endriti duket se ka sy për bukuroshen pejane.

Në ndërkohë, Drita po vazhdon me shfaqjen e linjave mahnitëse trupore përmes postimeve në rrjete sociale, e më poshtë keni disa foto të saj.

Se si e ka pritur lajmin ajo për lidhjen e Endritit dhe Artës, nuk dihet, megjithatë ajo po vazhdon jetën e saj./BS/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat