Ekskluzive, Shkurte Fejza në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Mediale Vip

Ekskluzive, Shkurte Fejza në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Më: 20 prill 2017 Në ora: 17:24
Kopertina e numrit më të ri të revistës “Kosovarja” në Europë

Të nderuar lexues, ju njoftojmë se doli në treg numri i ri Revistës “Kosovarja”, në Europë. Ku ekskluziviteti i këtij numri është intervista me këngëtaren e njohur të muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila e thyen heshtjen, flet për herë të parë për prishjen e raporteve me Shyhrete Behlulin

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, më në fund ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për revistën “Kosovarja”, ajo ka folur për herë të parë për prishjen e raporteve me kolegen dhe miken e saj Shyhrete Behlulin, për të cilën është folur shumë në media. Poashtu brenda këtij numri ka tema, intervista e shkrime nga më të ndryshmet të cilat i kemi sjellur ekskluzivisht vetëm për lexuesit e revistës “Kosovarja”.

“Kosovarja”: Si i keni raportet me nusen e djalit tuaj?

Shkurte Fejza: Me të fejuarën e Arbërit kemi raporte jashtëzakonisht të shkëlqyera dhe e konsideroj me plotë kuptimin e fjalës si vajzën time. E dua shumë, sepse edhe e meriton. Erza është një vajzë nga Gjakova me plot edukatë dhe shumë e dashur. Është si engjëll dhe çka është shumë me rëndësi që i përket një familje shumë të mire, e cila poashtu ka dhënë shumë për këtë vend. Gratë e bukura të politikanëve të Kosovës

Të famshmet shqiptare që “i morën” të dashurin njëra-tjetrës

Lidhjet romantike, apo flirtet mes të famshmeve janë ato që nuk i shpëtojnë syrit të mediave. Kjo ndodh për faktin se të qenit i famshëm përbën më tepër lajm dhe të bën të jesh më i ekspozuar duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Zhveshja i mban në skenë

Për t’i mbijetuar konkurrencës në estradën shqiptare ose duhet të kesh zë, ose të paktën të dish të (zh)vishesh. E këtë të fundit po e praktikojnë më tepër, sidomos këngëtaret e reja që dita ditës po rriten. Ato për të bërë ‘boom’ duhet të tregojnë ‘gjithçka’ nga vetja, e më pas të vazhdojnë me karrierën e tyre muzikore.

Veshjet “hit” të fytyrave të njohura

Shumë herë në jetën tonë të përditshëm i kemi anashkaluar ndonjë fustan, apo ndonjë veshje tjetër që e kemi pasur të veshur në ndonjë aheng familjarë apo edhe në rutinën tonë të përditshëm pasi që e kemi veshur disa herë.

Zonja me thirri për të qarë dru e përfunduam….

Kanë kaluar shumë vite, prandaj koha është të rrëfehem për një aventurë dashurie, e cila kurrë më nuk më ndodhi në jetë, ndonëse ëndërroj t’më përsëritet. I mbaj në mend fjalët e pleqve kur thoshin: “Vera njëherë vjen kah dera”. Vërtet, u binda para një dekade se çka të sillet rreth hundës njëherë, vështirë është të përsëritet. Fati im ishte që arrita ta shijoja deri në maksimum atë rast...

Ta famshmit shqiptarë që nisën pushimet para verës

Jemi ende në pranverë, por ditët me diell na bëjnë të ëndërrojmë për pushimet e verës, detin, rërën, plazhin. Duke mos pritur aspak muajt e nxehtë të verës, disa nga personazhet e famshëm të ekranit, kanë nisur pushimet. Dikush ka zgjedhur vendet e nxehta e ekzotike, të tjerë arkitekturën e veçantë të qyteteve të mëdha si Barcelona apo vendet e ftohta me borë.

Prindërit nuk duan që të jem më  të pasi ai është katolik. A do bëhem bashkë me të?

Pyetje: Jam një vajzë me emrin K.L nga Lozana dhe e dua një djalë, por prindërit e mi nuk janë dakort pasi që unë jam katolike dhe ai është mysliman. Si të veproj që të mos e humb këtë djalë, pasi që ne duheni shumë si unë edhe ai më don mua. Prindërit e tij dhe prindërit e mi nuk na lejojnë të fejohemi. Të lutem më jep një përgjigje apo një rrugëdalje si duhet të veproj. Apo mendon që mos kemi ndonjë magji që nuk na lejojnë prindërit?

Përgjigje: Është një fatkeqësi shumë e madhe kur dy njerëz dashurohen dhe prindërit nuk e pranojnë për arsye fetare. Në radhë të parë ti nëse e don atë djalë dhe nëse ai të don ty ashtu siç e don edhe ti, ju duhet të mos ndaheni asnjëherë, por të luftoni  dhe të gjeni vetë rrugën më të mirë për jetën tuaj. Te ju nuk ka magji, por është një bindje negative e të dy anëve të prindërve tuaj që ata nuk e pranojnë dashurinë tuaj për arsye të besimit fetar. Besimi i çdo njeriu është e drejtë e tij, por prindërit tuaj duhet të gjejnë një zgjidhje për ju e jo duke ju thënë që ti të mos e marrësh atë. Jam  e bindur që ti e takon atë djalë fshehurazi dhe ndjenjat e tua për të nuk do të shuhen kurrë. Nëse prindërit e tu dëshirojnë të të martojnë me dikë tjetër ti përsëri do të kesh ndjenjat e tua për të nuk do të shuhen kurrë.

Këto janë tetë gjërat që eksitojnë më tepër një femër

Seksi është pika kulmore e çdo raporti, si tek mashkulli edhe tek femra, ndonëse për arsye të ndryshme. Nëse mashkulli tërhiqet kryesisht nga trupi i femrës, kjo e fundit tundohet nga faktorë të tjerë.

Arbeni që punon në një kamp ushtarak, fejohet në Dubai

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Gjilani, Arben Zeqiri, ashtu siç pat premtuar para tre muajsh fejesën e ka realizuar në ndërtesën më të lartë në botë pikërisht në katin e 148-të. Zeqiri tanimë jeton dhe punon në Dubai si trajner fitnesi në gardën presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe në një kamp ushtarak. 

Keka të vogël

Përgatitjen e kekave të vogël e fillojmë me përzierje te vezëve, pastaj ia shtojmë miellin dhe përbërësit e tjerë. Glazurën e ndajmë në 12 vende, dhe e shtojmë në midis. Për 20 minuta në temperature 160 grade celsius e bëmë pjekjen. Pas pjekjes në midis ia vendosin kremin dhe çokollatën e shkrire. Mund ti shtoni edhe pemën tuaj të preferuar. Ju bëftë mirë!

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat