Bluza që hapi “plagë të vjetra” mes Damianos dhe Musës

Mediale Vip

Bluza që hapi “plagë të vjetra” mes Damianos dhe Musës

Më: 21 prill 2017 Në ora: 07:23
Damiano dhe Musa

Një ditë e ngjeshur për Musën. Pas u përfshi në debate me Danjelin dhe me Kein, tashmë ai u “përplas” edhe me Damianon, madje këtë herë në një debat edhe më të ashpër.

Ajo që shkaktoi nisjen e debatit ishte thjesht një bluzë, të cilën Musa ja kishte dhënë Damianos, ndërsa më pas ja kishte marrë sërish.

“Nëse ti do të merrje një bluzë nga mua dhe do ta vishje, unë kurrë nuk do të vija ta merrje, të paktën pa e larë sepse është me djersën time”, i thotë Damiano, ndërsa Musa i thotë se po nis një debat që nuk ka lidhje. “Unë nuk të vodha ndonjë gjë, mora diçka që është e imja”, thotë Musa.

Më pas, në tentativë për të zgjidhur problemin e bluzës, djemtë e çuan në një tjetër nivel debatin mes tyre.

“Më mirë të jem fëmijë se sa të jem si ty”, i thotë Musa Damianon, ndërsa ky i fundit i kërkon sqarime. “Pyet më mirë Armelën, se e di më mirë, madje të thotë edhe me kë donte të vinte këtej”, i thotë Musa, duke pasur parasysh kohën kur ishin në shtëpinë e beqarëve.

Damiano i ka kërkuar që të mos i hap këto biseda. “Ka vendosur dikush tjetër se më kë donte të vinte Armela këtej. Ke qenë ti ai që haje jastëkun me dhëmbë kur unë flisja me Donën”, i thotë ai.

“Unë jam Musai dhe ti je Damiano prandaj flisje me Donën ti”, i thotë Musa. “Unë isha me dy “A”-sa në dorë dhe e dija se çfarë loje bëja”, i përgjigjet Damiano. “Dhe ngele me presh në dorë Damiano”, reagon Musa duke bërë edhe një veprim me dorë.

“Ajo që bëre është shumë e ulët, bravo të qoftë”, i thotë Damiano. “Për mua je çorape, unë të vesh dhe të heq. Unë jam këtu se e meritoj, ti nuk e meriton shoku”, i thotë Musa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat