Victoria Beckham merr titull nderi

Mediale Vip

Victoria Beckham merr titull nderi

Më: 21 prill 2017 Në ora: 08:05
Princi William dhe Victoria Beckham

Victoria Beckham ka marrë titull nderi nga Princi William për shërbimin që ka bërë në industrinë e modës.

Victoria Beckham, e cila ishte e shoqëruar nga prindërit dhe bashkëshorti i saj, David është nderuar për karrierën e saj 17-vjeçare.

“Është një kënaqësi e madhe të jem në Burckingham Palace. Jam krenare që jam angleze, e nderuar dhe e përulur për të marrë një OBE nga Duka i Cambridge. Nëse keni ëndrra të mëdha dhe punoni shumë, ju mund të bëni gjëra të mahnitshme. Jam shumë e lumtur që e ndaj këtë rast të veçantë me prindërit dhe bashkëshortin tim. Pa dashurinë dhe mbështetjen e tyre, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur”, ka thënë 43-vjeçarja.

Nuk është hera e parë që familja e tyre merr këtë titull, pasi David Beckham, ish-kapiteni i skuadrës angleze mori një ‘OBE’ në 2003. 

 

Wonderful day celebrating with my beautiful family x #BuckinghamPalace #OBE ???????? VB

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat