Cili biznesmen shtroj darkë në Odë për Enver Idrizin?

Mediale Vip

Cili biznesmen shtroj darkë në Odë për Enver Idrizin?

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:40
Enver Krasniqi shtroj darkë në Odë për Enver Idrizin

Dikur në Odat e burrave për çdo natë ka pasur mbledhi, nga ato të bisedave serioze, madje edhe politike, e deri tek ato të qejfit.

Në Odat tona tradicionale është lartësuar kombi, është ndarë pleqëri, por edhe është festuar për gëzime familjare, shoqërore, etj.

Traditën e ndejës dhe festimit në Odë e ruan dhe e kultivon edhe më tej biznesmeni Enver Krasniqi, që mbrëmë ka shtruar darkë në sofër në Odën e tij në Fushë Kosovë.

Kjo darkë u shtrua për adashin e tij, kampionin botëror në karate Enver Idrizi, për nderë të dekorimit që ju bë nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Të pranishëm në këtë darkë ishin edhe shumë emra të njohur, si Naim Abazi, Ismet Behxheti, Remi, Beni Baksi, etj.

Nën një atmosferë tejet dashamirëse, Kampioni dhe “Nderi i Kombit” Enver Idrizi, ka thënë se është ndjerë i privilegjuar për mikpritjen dhe respektin nga i zoti i ndejës biznesmeni Enver Krasniqi, por edhe nga të gjithë të pranishmit aty.

Enver Idrizi si rrallë më parë ka dëshmuar se pos që është kampion karateje e biznesmen i suksesshëm, ka talent edhe për të kënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat