Lupçe-Katerinës. Po s’të pëlqeva unë gjej një tjetër

Mediale Vip

Lupçe-Katerinës. Po s’të pëlqeva unë gjej një tjetër

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:34
Lupçe

Ata janë futur në shtëpinë e Big Brother si “çifti romantik” dhe kanë treguar se lidhja e tyre është mjaft e fortë.

Por një model flokësh i Lupçes, i cili për Katerinën nuk është normal, ka bërë që mes të dyve të krijohet një debat.

Musa i preu flokët Lupçes, por menjëherë sapo e ka parë, Katerina e ka kritikuar partnerin e saj për modelin e flokëve.

“Sapo sheh një tjetër që qethet, kërkon edhe ti të bësh të njëjtën gjë, sapo sheh një që heq mjekrën e bën edhe ti. Flokët i kishe super, nuk kishe pse t’i prisje”, i thotë Katerina. “E ç’të keqe ka këtu”, reago Lupçe.

“Nëse më do kaq shumë, ik e kërko një berber dhe të vijë të më qethi. Ti bëj flokët e tua si të duash. Nuk ke punë se çfarë bëj unë me kokën time. Nëse nuk të pëlqej unë gjej një tjetër”, i thotë Lupçe Katerinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat