Blerina Balili flet për masakrën në lokal: Ishte fat që jemi gjallë

Mediale Vip

Blerina Balili flet për masakrën në lokal: Ishte fat që jemi gjallë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:50
Këngëtarja Blerina Balili

Këngëtarja Blerina Balili, e cila ishte duke interpretuar mbrëmjen e së enjtes në Vlorë në lokalin ku ndodhi vrasja, i ka përshkruar çastet e tmerrit me këto fjalë për “Panorama”.

“Ishte fat që jemi ende gjallë dhe më vjen shumë keq për ngjarjen që ndodhi. Ishte tmerr. Ishte skena më e keqe që mund t’i ndodhë dikujt, situatë jashtë mase e vështirë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj.

Ku po shkon rinia jonë, çfarë po bëhet o Zot?! Mbi të gjitha ngushëllima të sinqerta familjes që pati fatkeqësinë. Unë thjkeshte isha në punë, nuk isha për vrasje aty aty dhe ishim me fat që shpëtuam,” thotë këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat