Tashmë dalin hapur, Elita dhe Gjiko me dedikime romantike për njëri tjetrin

Mediale Vip

Tashmë dalin hapur, Elita dhe Gjiko me dedikime romantike për njëri tjetrin

Nga: BOTA SOT Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:10
Elita Rudi dhe Gjiko

Ka kohë që në shtypin rozë u përfol për një lidhje në mes të reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi.

Dyshja nuk e mohonin as pohonin këtë, por së fundmi dyshja e kanë pranuar publikisht se janë bashkë, shkruan Bota sot.

 

Bæ @elita.rudi ???? #ELITESHOW

A post shared by ASDREN GJIKOLLI (@gjikotheflyboy) on

Këtë e kanë bërë përmes postimeve në rrjetin social Instagram, me dedikime për njëri tjetrin.

Ishte Gjiko ai që ditë më parë publikoi në Instastory një foto të Elitës, ku shkruante: ‘Askush nuk krahasohet me ty’.

Ndërsa, mbrëmë Elita publikoi në Instastory një foto të të dashurit të saj, ku kishte bërë emojin zemër dhe ‘I dashuri (bae)’, duke lënë të nënkuptohet se dyshja janë mjaft të dashuruar.

Image
Fotoja e publikuar nga Elita në Instastory

Edhe reperi ka publikuar sot promon e emisionit të të dashurës së tij, me shkrimin ‘Bae’./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat