Damiano e ka nisur me humor ditën e sotme. Teksa ishin në banjo së bashku me Firentinën, ai bën shaka me atë.
Damiano e kap nga koka Fiorentinën dhe me forcë e çon në lavaman, hap ujin dhe i lag kokën.
“Po pse je kaq lugat, po pse je kaq idiot”, i thotë me të qeshur Fiorentina.
“Si ndjehesh sot që do të dalësh”, i kthehet Damiano.
“Me zor po pres. Ka dhe gjëra të bukura që më presin jashtë”, ja kthen Fiorentina.
Fiorentina-Olsi, Armela-Damiano, Sidrita-Ervin dhe Xheni-Benard janë katër çiftet që janë në nominim dhe sot presin të mësojnë se si ka votuar publiku e kush do të jetë çifti që do të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother.