Aktori i njohur hollivudion fjalë zemre për Bleonën, këngëtarja shpërthen në lot!

Mediale Vip

Aktori i njohur hollivudion fjalë zemre për Bleonën, këngëtarja shpërthen në lot!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 22:09
Këngëtarja Bleona Qereti

Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar rrjete sociale një foto me aktorin e njohur hollivudian Armand Assante.

Aktualisht ai dhe aktorë të njohur shqiptar janë duke punuar për prodhimin kinematografik “Lazarat”. Megjithatë ajo çka bie në sy në foton që të dy kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjete sociale janë fjalët mes njëri-tjetrit. 

Assante ka shkruar krahas fotos: “Çfarë momenti të takosh sërish Bleonën elektrizuese, gruan e cila u ka treguar të gjithëve dhe është shembull edhe gratë e tjera se çdo të thotë ti kesh arritur gjërat vetë. Zoti e bekoftë atë dhe brendinë e saj, si “Bleonën” grua, ashtu edhe Bleonën artiste. Një gëzim,”-shkruan aktori i njohur. Ndërkohë edhe Bleona nuk ka qëndruar pa treguar emocionet pas këtyre fjalëve. 

“Me një aktor dhe një person prej të cilit kam mësuar shumë. Ai po bën një film rreth historisë së Lazaratit. Fjalët e tua më bën të lotoj, të falënderoj,”-përfundon postimi i këngëtares së njohur shqiptare, e cila prej vitesh tashmë ka ndërtuar një karrierë në SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat