Shtatzëna Serena Williams shijon pushimet

Mediale Vip

Shtatzëna Serena Williams shijon pushimet

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:54
Serena Williams

Serena Williams, e cila së shpejti do të bëhet nënë, po jeton jetë të ëmbël!

Kampionja e tenisit është duke i shijuar disa ditë pushimi bashkë me të fejuarin e saj Alexis Ohanian, në Meksikë, shkruan E! News.

Serena, e cila njoftoi për shtatzëninë e saj këtë të mërkurë përmes një fotografie në Snapchat, u pa të premten duke qëndruar pranë të dashur në karriget e plazhës në qytetin turistik meksikan Playa del Carmen.

Ajo u vu re e buzëqeshur dhe e qetë me të fejuarin e saj.

Serena pritet të sjellë në jetë fëmijën në vjeshtë. Ajo njoftoi për fejesën e saj me Ohanian në muajin dhjetor, por datë për martesë ende nuk ka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat