Po vjen Miss dhe Mister Peja, ja organizatori dhe të ftuarit!

Mediale Vip

Po vjen Miss dhe Mister Peja, ja organizatori dhe të ftuarit!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 prill 2017 Në ora: 13:03
Miss Peja

Pas shumë viteve rikthehet një nga spektaklet më të mëdha të bukurisë në Kosovë, ku bëhet fjalë për qytetin që gjithmonë edhe emrat më të mëdhenj të modës dhe spekatkleve shqiptare i kanë pasur sytë aty, në Pejë. Themi rikthehet pasi ka mbështetjen e madhe të komunës së këtij qyteti “Miss dhe Mister Peja 2017”.

Këtë vit me shumë përkushtim e ka marrë në dorë organizimin e tij fotografi i njohur Ilir Lajqi, i cili premton një super event ku vajzat dhe djemtë që janë pranuar kanë cilësi e natyrisht në mbrëmjen e 27 prillit do të fitojnë të merituarit. Edhe të ftuarit do të jenë shumë të vecantë duke nisur nga artistët si: Ramadan Krasniqi, Viola, Azem Lukaj e Ali Shabanaj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe disa nga producentët më me zë të spektakleve shqiptare. Ky spektakël i bukurisë pejane do të përcillet edhe nga shumë media, ndërsa do të nisë në orën 19 në një ambient të bukur në Restorant Univers në Pejë.

Ka kohë që kanë nisur përgaditjet me përkushtimin më të madh të djaloshit të ri e plot vullnet Ilir Lajqi e së bashku me stafin e tij janë të bindur se do të sjellin një spektakël bukurie ashtu siç e meriton Peja. Mësojmë gjithashtu se edhe moderatorët e kësaj nate janë përzgjedhur që do të jenë Dardane Kastrati dhe Maksim Gjokaj.BS

Image
Posteri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat