Ervini deklarata tronditëse kundër Big Brother, zbulon lojën e Damianos

Mediale Vip

Ervini deklarata tronditëse kundër Big Brother, zbulon lojën e Damianos

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:38
Big Brother

Ervini dhe Sidrita janë çifti që lanë shtëpinë e “Big Brother” pas votës së publikut.

 Në nominim ishin edhe çiftet Benard-Xheni, Damiano-Armela dhe Olsi-Fiorentina.

Me të mbërritur në studio, Ervini dhe Sidrita janë pyetur për motivet që mendojnë se i nxorri nga shtëpia.

“Ndoshta njerëzit nuk e vlerësojnë atë që është e vërtetë”, ka thënë Ervini. Më tej ish-banori i “Big Brother” ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se, “Damiano është lodër e “Big Brother”, dhe ka theksuar se, “në kontratë, ku shpjegohej se si do të bëhej loja nuk ishin këto gjëra, që do provokoheshim deri në ekstrem, të na prekin nga familja”.

Por tjetër mendim ka një nga analistët e mbrëmjes, Big Basta.

Sipas tij, fajtore për eliminimin është Sidrita dhe historia e saj jashtë shtëpisë. Pasi banorja e konsideroi Ervinin si trofeun e saj, Big Basta i tha, “Ia humbe trofeun tat trofeun me historinë e fundit. Mendoj se është problemi yt Sidrita”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat