Kur Paul Walker ishte gjallë ndryshoi jetën e një çifti, e vërteta doli vetëm kur ai vdiq

Mediale Vip

Kur Paul Walker ishte gjallë ndryshoi jetën e një çifti, e vërteta doli vetëm kur ai vdiq

Më: 23 prill 2017 Në ora: 22:09
Paul Walker

Në vitin 2004 Kyle Upham dhe e dashura e tij, tani bashkëshortja, Kristen, ishin duke kërkuar për një unazë diamanti në një nga bizhutë e Santa Barbara. Përveç tyre, dyqani kishte një klient, megjithatë, duke qenë aq të zënë me kërkimin, në fillim nuk i kushtuan shumë vëmendje.

Ai u tha Kyle dhe Kristen që të merrnin bizhuterinë më të shtrenjtë, edhe pse ata thanë se nuk mund të përballonin atë.

Kur filluan të flisnin, çifti i ri e kuptoi më në fund se klienti ishte vetë Paul Walker.

Kyle i tha aktorit se ishte në ushtri dhe se së shpejti do të shkonte në Irak për herë të dytë. Por para kësaj, ai dëshironte që t’ia dhuronte të fejuarës së tij një unazë.

Kristen kujton se fytyra e Paul ndryshoi kur ai dëgjoi se Kyle ishte ushtar. Por atë ditë çifti nuk i kushtuan vëmendje dhe dolën nga dyqani pa blerë asgjë, pasi që diamantet ishin shumë të shtrenjtë për ta.

Megjithatë, një surprizë po i priste, ata morën një telefonatë nga dyqani që iu tha se duhet të shkojnë ta marrin një unazë të paguar 9,000 dollarë nga një person i cili dëshiron të mbetet anonim.

Lexo po ashtu:  Pse ndërtesat e Hong Kongut kanë këto vrima

Çifti i ri tentuan ta gjenin se kush ishte personi që ua dha një dhuratë të tillë, por stafi i dyqanit vetëm buzëqeshën, duke refuzuar ta tregojnë emrin.

E vërteta doli vetëm në vitin 2013 kur vdiq aktori. Irene King, një ish punëtore në dyqanin e bizhuterisë, vendosi se nuk ka kuptim që kjo histori të mbetet sekret.

Sipas Irene, aktori pa se Kristen pëlqeu shumë njërën nga unazat, por që i fejuari i saj tha se nuk mund ta përballojnë.

Më pas Paul i kërkoi menaxherit që ta vendoste unazën në një kuti dhe insistoi që të mbetej anonim.

Ai ishte shumë i zhgënjyer që një ushtar që rrezikon jetën e tij nuk mund t’ia blejë të fejuarës së tij unazën që ajo dëshiron.

Kështu Kyle dhe Kristen më në fund e morën vesh se kush ua dërgoi unazën.

“Edhe sot e kësaj dite kjo është gjëja më bujare që dikush ka bërë për mua”, tha Kristen.

“Kur t’ua lëmë këtë unazë gjeneratave të tjera, gjithmonë do të ketë një histori për të treguar”, tha ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat