Gigi Hadid feston ditëlindjen, kështu e uroi i dashuri

Mediale Vip

Gigi Hadid feston ditëlindjen, kështu e uroi i dashuri

Më: 24 prill 2017 Në ora: 08:16
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Modelja e njohur Gigi Hadid sot ka një ditë të veçantë, ajo feston ditëlindjen, me këtë rast asaj i erdhën dhurata nga miqt dhe ndjekësit e saj.

Urimi më i veçantë asaj i erdhi nga i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, me të cilin është në lidhje tash e një kohë.

Përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram, në të cilin shihet Zayn duke puthur Gigin, ai zgjodhi ta urojë atë me fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja” janë fjalët uruese të këngëtarit.

Po ashtu, Gigi postoi një foto në të cilën Zayn i kishte bërë befasi një tortë për ditëlindje dhe që të dy në foton e publikuar nga ajo, dukeshin të dashuruar pakufi.

Gëzuar Gigi!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat