A po ribashkohen Mariah Carey dhe Nick Cannon?

Mediale Vip

A po ribashkohen Mariah Carey dhe Nick Cannon?

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:12
Mariah Carey dhe Nick Cannon

Ish-çifti që është ndarë në vitin 2014 pas gjashtë vjetësh martesë janë parë duke kaluar shumë kohë së bashku ditëve të fundit.

Fillimisht ata u panë në një barkë në Beverly Hills me binjakët e tyre, Moroccan dhe Monroe derisa më vonë u panë sërish të dy bashkë në një darkë, por këtë herë pa fëmijët e tyre.

Më pas, Carey dhe Cannon ishin parë duke u larguar së bashku me veturën e Cannon.

Më pas, disa ditë më vonë, ish-çifti janë fotografuar sërish me binjakët e tyre në një restorant në West Hollywood.

Krejt këto takime kanë ngjallur dyshimet se të dy mund të rikthehen sërish së bashku, sidomos pasi këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes së saj me valltarin, Bryan Tanaka.

Sipas TMZ, Tanaka kishte vendosur të ndahej nga këngëtarja sepse i pengonte afërsia e saj me ish-bashkëshortin e saj.

Në ndërkohë, që Cannon sapo është bërë baba i një djali që e ka bashkë me ish-të dashurën e tij, Brittany Bell që është ish Miss Arizona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat