J.Lo zbulon për herë të parë se si u njoftua me të dashurin

Mediale Vip

J.Lo zbulon për herë të parë se si u njoftua me të dashurin

Më: 24 prill 2017 Në ora: 23:57
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez ka qenë kohë më parë mysafire e emisionit të moderatores të Ellen DeGeneres “The Ellen DeGeneres Show”. 

E pikërisht në këtë show televiziv këngëtarja seksi ishte njoftuar me të dashurin aktual Alex Rodriguez, ish-bejsbollistin amerikan.

Image
Jennifer Lopez duke darkuar për herë të parë me Alex Rodriguezin

“Është shumë e thjeshtë. Unë isha duke drekuar diku dhe e pashë. Ai kaloi pranë”, tha këngëtarja 47-vjeçare duke shtuar se “Pas kësaj shkova jashtë, por pa ndonjë arsye u ndjeva se duhet ta prekë në shpatulla dhe t’i them Hi”.

Por, me kaq ngacmimi mes kësaj dyshe nuk kishte mbaruar pasi që më pas Rodriguez morri guximin dhe i shkroi një mesazh duke e ftuar për darkë.

“Ai më vonë më shkroi mesazh dhe më pyeti “Të dalim për darkë” dhe unë i thashë Ok”, vazhdoi ajo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat