Astriti me nuse në maje të kodrës!

Mediale Vip

Astriti me nuse në maje të kodrës!

Nga: K. Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:44
Astrit me nuse e me djalë

Ish futbollisti i Ferizajt dhe i Prishtinës, Astrit Fazliu, që luan për ekipin vlonjat, Flamurtarin, për t’i ikur paksa stresit të futbollit, me nusen dhe djalin e tij, kanë vizituar Dhërmin.

Sipas Astritit, synimi i tyre ishte të ngjiten në maje të kodrës dhe të shikojnë bukurinë e detit. Ai shihet në maje të kodrës me nusen dhe djalin e tij, Dajen. “Ishte kënaqësi për mua, sepse u çlodha pak  në lartësinë mbidetare dhe mora edhe ajër të pastër për sfidat e ardhshme”, tha Fazliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat