Beyonce në përvjetorin e Lemonade ofron bursa për vajza

Mediale Vip

Beyonce në përvjetorin e Lemonade ofron bursa për vajza

Më: 25 prill 2017 Në ora: 23:49
Beyonce

Këngëtarja e njohur Beyonce në përvjetorin e albumit të saj “Lemonade”, ka njoftuar në lidhje me një program të ri të bursave për femrat që studiojnë artet kreative, muzikën, letërsinë ose studimet afrikano-amerikane.

Katër çmimet e “Formation Scholars”, që janë të disponueshme për vitin akademik 2017-2018, kanë për qëllim që të inkurajojnë dhe të mbështesin  femrat që nuk janë të frikësuara të mendojnë ‘jashtë kutisë’, që janë të guximshme, kreative, të ndërgjegjshme dhe të sigurta, shkruan në deklaratën e saj këngëtarja.

Beyonce  sërish ka treguar anën e saj humane, për të cilën është shumë e njohur dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar emancipimin e femrës.

Kjo ide ka qenë shumë e mirëpritur nga fansat, veçanërisht nga universitetet përfituese të këtyre bursave, e që janë: Kolegji i Muzikës Berklee, Universiteti Howard, Shkolla e Dizajnit Parsons dhe Kolegji Spelman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat