Monica Bellucci, e mahnitshme në moshën 52-vjeçare

Mediale Vip

Monica Bellucci, e mahnitshme në moshën 52-vjeçare

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:55
Monica Bellucci

Nuk ndalet kurrë Monica Bellucci. Është kumbara e edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës, do ta shikojmë shpejt në “Twin Peaks”, në kinema me filmin e 60-të të saj dhe në librari me një libër.

Në moshën 52-vjeçare aktorja shfaq bukurinë e saj në revistën “Vanity Fair”, që i dedikon kopertinën. Historia me Vincent Cassel është e arkivuar , të bën të kuptosh se është përësëri e lumtur dhe për kohën që kalon rrëfen: “Mosha tashmë nuk është një pengesë: dukemi të bukura edhe 40, 50, 60 dhe 70 vjeç”.

“Jam protagoniste e fillimit të një jete të re. Jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më”, shprehet ajo.

Mbi historinë e re të dashurisë nuk dëshiron të prononcohet: “Nuk flas dhe nuk besoj se do të flas edhe në të kaluarën. Sot më shumë se kurrë me dy vajza që rriten ndiej nevojën t’i mbroj “, thekson ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat