Kjo vajzë i qëndrojë mbi kokë Aziz Salihut

Mediale Vip

Kjo vajzë i qëndrojë mbi kokë Aziz Salihut

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:50
Mimoza Elezi

Miku i mirë njihet në ditët më të vështira! Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitin 2016, pra nga java e parë e qershorit e deri në tetor, ishin muajit më të errët të tija. ‘Zizi’ vuante nga pankreasi  i cili iu kishte dëmtuar keq, por falë Zotit sot është shumë mirë. Kjo vajzë që shihet në fotografi, ka qenë mikesha më e madhe e tij në ditët më kritike. Është Mimoza Elezi, aktorja shqiptare që luan në serialet turke e cila ka dhënë tërë maksimumin që i duhej ‘Zizit’ atëkohë.

Sa për ilustrim, kjo vazhdimisht i ka qëndruar mbi kokë ‘Zizit’. Ajo së bashku me Monikën, kjo e fundit këngëtare e mirënjohur, ndryshe  vajza e Azizit, asnjëherë nuk iu ndanë ish-boksierit të mirënjohur sa ka qenë në spital, duke i qëndruar afër dhe e ndihmuan për çfarë kishte nevojë. Mimoza Elezi shihet në një pyll shumë të bukur e të gjelbëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat