Justin Theroux thotë se nuk garon me gruan e tij për karrierë

Mediale Vip

Justin Theroux thotë se nuk garon me gruan e tij për karrierë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:39
Justin Theroux dhe Jennifer Aniston

Justin Theroux nuk e ka problem aspak të flasë për suksesin e bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston.

Madje aktori 45 vjeçar thotë se ata të dy nuk e konkurrojnë njëri-tjetrin në industrinë e filmit, ku të punojnë bashkë.

“Ajo është e suksesshme për një arsye. Ne të dy nuk jemi në garë. Nëse të dy do të konkurronim për të njëjtën punë ose rol, ndoshta unë do të isha më “i butë” në garë”, ka thënë ai.

Madje Theroux që është edhe skenarit ka thënë se bashkëshortja e tij dhe miqtë  e tyre janë inspirim i madh për të shkruar.

“Unë kam shumë miq me sens humori, ashtu si edhe bashkëshortja ime që ka një sens shumë të madh humori. Marr shumë ide nga ta, më dhemb barku kur qesh me ta”, ka thënë ai.

E kur ai flet për famën që i vjen nga të qenit i martuar me yllin e “Friends”, Aniston, ka një pikëpamje shumë interesante.

“Një mik njëherë më pati thënë, një tjetër “Ti” ka lindur, është ai personi që vazhdimisht ndahet, bashkohet, ka një fëmijë, ka thënë ai duke iu referuar faktit se si unë dhe Aniston paraqitemi në media”, ka thënë tutje aktori.

Theroux ka thënë poashtu se jo vetëm që nuk ka konkurrencë mes tij dhe bashkëshortes por se ai edhe ka shumë dëshirë të punojë me bashkëshorten t ij.

Të dy bashkë kanë punuar për komedinë “Wanderlust”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat