Danjeli ruan letrën e parë të dashurisë për Fotininë

Mediale Vip

Danjeli ruan letrën e parë të dashurisë për Fotininë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:55
Fotini dhe Danjeli

Kur ndodheshin në shtëpinë e beqarëve, meshkujt veç dhe femrat veç komunikonin me njëri-tjetrin përmes letrave që shkruanin.

Pikërisht me këto letra nisi edhe historia e dashurisë mes Danjelit dhe Fotinisë. Danjeli ka ruajtur letrën e parë të dashurisë që ka shkruar për Fotininë dhe atë ja jep Keit që ta lexojë.

“Shumë e bukur. Ruajë këtë!”, i thotë Kei.

Fotini thotë se ajo letër është e vetmja që ka ngelur nga komunikimi i tyre njëjavor në atë që sot banorët e quajnë “laboratori Big Brother”.

Kei pyet e habitur: “Ku i keni të tjerat?”

“I grisnim që të mos i ruanim”, i përgjigjet Danjeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat