Big Brother “paralajmëron” Olsin, e përjashton nga lideri

Mediale Vip

Big Brother “paralajmëron” Olsin, e përjashton nga lideri

Më: 29 prill 2017 Në ora: 22:30
Big Brother

Sjellja e Olsit në fillim të kësaj jave me Kein, nuk ka mbetur pa marrë edhe ndëshkimin përkatës.

Dhe për këtë arsye Big Brother ka vendosur se në rast se Olsi do të vijojë të qëndrojë në shtëpi, duke i shpëtuar televotimit të mbyllur më herët, për javën e ardhshme nuk do të ketë mundësi që zgjidhet si çift lider.

Por dënimi nuk është masa e vetme e ndërmarrë nga “Vëllai i Madh” në lidhje me fjalorin e përdorur në disa raste nga Olsi.

Atij i komunikohet se në rast se do të ripërsërisë skena të njëjta si ajo e përballjes me Damianon, por edhe kërcënimi dhe fjalori jo i denjë me Kein, atëherë ai do të eliminohet menjëherë nga shtëpia.

Në përfundim të klipit ku tregohet e gjithë situata, Olsi ka sqaruar se fjalët e tij nuk kishin formën e kërcimit.

Ndërsa Kei u shpreh se nuk e mendonte se Olsi kishte akumuluar aq shumë ndaj saj.

Ndërsa Fiorentina shprehet se ajo dhe Olsi i kanë dolë borxhit Keit duke i kërkuar 2-3 herë që të sqarohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat