Xheni-Benard, ndëshkohen si liderët më të këqij

Mediale Vip

Xheni-Benard, ndëshkohen si liderët më të këqij

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:07
Xheni-Benard

Edhe pse kanë pasur një buxhet të plotë këtë javë, Xheni dhe Benardi nuk ia kanë dalë të menaxhojnë siç duhet situatën brenda shtëpisë.

Ata janë vlerësuar si çifti lider më i keq në të gjithë këto javë, e për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i ndëshkojë ata.

Xheni-Benard nuk do të jenë në garë për t’u bërë sërish lider për javën e ardhshme.

Por ky nuk është ndëshkimi i vetëm që Big Brother ka vendosur për ta.

Atyre ju komunikohet se Benardi do të hajë vetëm ato që vendos Xheni, ndërsa kjo e fundit do të bëjë çdo detyrë që do i përcaktojë partneri i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat