Linda Halimi arrin në Ukrainë, nga atje sjell imazhet e para

Mediale Vip

Linda Halimi arrin në Ukrainë, nga atje sjell imazhet e para

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:45
Linda Halimi

Këngëtarja Lindita Halimi do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në festivalin më të madh të muzikës në Evropë ‘Eurovizion’.

Linda ka përfunduar turneun nëpër Evropë që mbahet çdo vit para netëve finale të festivalit dhe ka udhëtuar për në Ukrainë.

Linda është shprehur e ngazëllyer nga pritja që po u bëhet atje vetëm pak minuta pasi ka arritur në Ukrainë.

Ajo shpërndau disa imazhe në profilin e saj në Instagram, në të cilat fokusoi kartën e cila e identifikon atë si garuese si dhe policët që po kujdesen për të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në këtë festival.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat