E bija e Aurela Gaçes si e ëma, me zë të mrekullueshëm

Mediale Vip

E bija e Aurela Gaçes si e ëma, me zë të mrekullueshëm

Më: 6 maj 2017 Në ora: 07:30
Aurela Gaçe me vajzën

“Dardha bie nën dardhë”.

Duket se kjo shprehje nuk gjen askund tjetër më mirë vend se sa kur flasim për talentin e të bijës së këngëtares Aurela Gaçe.

E bija pesë vjeçare e Gaçes duke se ka trashëguar nga e ëma e saj zërin e mrekullueshëm dhe plot fuqi.

Në dy video që këngëtarja ka publikuar vetë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar se vajza e saj Grace është fansja e saj më e madhe.

“Kjo është fansja ime më e madhe. “O ma unë këndoj më mire se ty”, kështu më tha”, ka shkruar këngëtarja në njërën nga videot e postuara.

Vogëlushja që  duket se ka një zë të mahnitshëm ka mësuar tashmë edhe këngën më të re të mamasë së saj “S’mundem”.

“Oh dashuria ime tiiii. Kjo më çmendu mua ahhahah për mirë dmth. As kam ndërmend ta shtyjë në këtë rrugë, por kjo më surprizon. I dëgjon, i këndon vetë. Mua më ngelet ta incizoj. Të bëhet ç’të dojë kur të rritet, sepse do të jetë njeri i lumtur vetëm nëse bën atë që do. Por tani për tani, unë “vdiqa” fareeee. E mësoi këngën e re”, ka shkruar Gaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat