“Ylli” i Barcelonës, Lionel Messi ka ndryshuar sërish pamje. Këtë herë argjentinasi ka eksperimentuar më shumë me mjekrën e tij të cilës i ka ndryshuar ngjyrën dhe e ka shkurtuar.
Gjithashtu edhe tek flokët Messi ka bërë një ndryshim pasi ka mbajtur ngjyrën e tij dhe i ka shkurtuar.
Në stërvitjen e sotme të Barcelonës edhe uruguaiani Suarez është parë me një model të ri flokësh duke ndryshuar pamjen e tij, shkruan “Mundo Deportivo”.